Skandal protokollar në Kiev: Gruaja e Netanjahut hedh përtokë bukën e mikëpritjes

Teksa mbërritën në Kiev, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe gruaja e tij Sara janë përshëndetur nga tri vajza me rroba tradicionale ukrainase me bukë dhe kripë.

Pasi zbriti nga avioni, Netenjahu mori një copë bukë, e kriposi dhe e hëngri, sipas mediave izraelite.

Ai ia kaloi copën e bukës gruas së tij Sarës, por që ajo e hodhi përtokë.

Benjamin Netanyahu arriti me gruan e tij për një vizitë treditore në Kiev, raporton Sputnik.

Te sllavët, mirëseardhja tradicionale me bukë dhe kripë është rrënjosur thellë në histori. Zakoni popullor, mirëseardhja me bukë dhe kripë, është bërë një faktor i domosdoshëm i çdo protokolli dhe u përcjell mysafirëve dy porosi – se ai është i mirëpritur dhe i sigurt.

 

 

Buka mund të nënkuptojë një vend, një qytet, një institucion, një shtëpi dhe kripa një jete të mirë, paqe, prosperitet dhe nga e gjithë kjo vjen mesazhi se dikush është i mirëpritur dhe se nuk do t’u ndodhë asnjë dëm atyre.

Dhe është jashtëzakonisht fyese nëse dikush refuzon ose shkel ndryshe këtë protokoll.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT