22.06.2018, Russland, Kaliningrad. Fußball, WM, Vorrunde, Gruppe E, 2. Spieltag: Serbien - Schweiz im Kaliningrad Stadion. Der Schweizer Granit Xhaka jubelt über sein Tor zum 1:1-Ausgleich. Foto: Laurent Gillieron/KEYSTONE/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka refuzuar mundësinë për t’u vaksinuar kundër Covid-19, siç konfirmohet nga Shoqata Zvicerane e Futbollit – pasi 28-vjeçari rezultoi pozitiv për virusin.

Ylli i Zvicrës mungoi në miqësoren kundër Greqisë – pasi ai është i detyruar të izolohet pas infektimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Xhaka fillimisht kishte testuar negativ para se një test PCR pasues të rikthehej me përgjigje pozitive, duke ndezur spekulime nëse mesfushori ishte vaksinuar apo jo.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Adrian Arnold i tha medias zvicerane, Blick, se Xhaka kishte zgjedhur të mos e marrë vaksinën kundër Covid-19.

“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar,” shpjegoi Arnold.

“Ai është i vetmi lojtar që nuk është i vaksinuar. Ky ishte një vendim personal i secilit lojtar – ashtu si çdo personit tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen, por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe është gjithashtu e drejta e tij të mos vaksinohet”, përfundoi ai.