S’ka të ndalur kë djalë i ri

Berat Shatri është një djal i ri nga Drenica, me studime në Medine, por që këto ditë po qëndron në Kosovë.

Gjatë tërë Ramazanit ka gëzuar shumë familje, duke u dhuruar pako ushqimore nëpërmjet organizatës së tij “Iniciativa Aktiviteti”.

Iniciativa “Aktiviteti” krahas identifikimit të familjeve skamnore në tërë komunën e Skenderajt, që nga fillimi i Ramazanit e deri në ditën e tretë të Fitër Bajramit ka shpërndarë rreth 374 pako (gjëra ushqimore, miell dhe gjëra higjenike), shkruan Drenicapress.

Në një prononcim për portalin tonë, hoxhë Berat Shatri ka thënë se vlera e një pakoje ishte 50€, ndërsa kostoja e përgjithshme e këtij aksioni ishte 18.700€. Rreth 250 pako janë pasuruar me nga një kilogram suxhuk, donacion i dhënë për iniciativën nga “Meka halal food”. Gjithashtu shumica e pakove kanë pasur artikuj shtesë, donacion nga marketi “Bajraktari”, Klinë e Epërme.

Ai ka thënë se donatorët janë të ndryshëm dhe të shumtë. Mbi 12.000€, nga një donator anonim! Të tjerë donatorë janë edhe këngëtarja Leonora Jakupi, Xhemati i Gjermanisë, Xhemati i Skenderajt, Xhemati i Prishtinës të cilët dhuruan 20 pako etj.

Sipas hoxhës Shatri shpërndarja është bërë me kamiona, kombibusa dhe vetura. Nuk harron të falënderoj firmën “Lirigzoni” nga Tërnavci, e cila u përkujdes për grumbullimin dhe shpërndarjen e shumicës se pakove me kamionat, puntorët dhe shpenzimet e derivateve nga ana e tyre. Nazin nga Kuçica me kamionin e tij dhe Hetemin nga Skenderaj me veturën e tij etj.

Hoxhë Shatri ka shtuar se ky aksion përfundoi pa u bërë shumë zhurmë, pa shumë foto dhe video. E rëndësishme është që shumica e familjeve e nënshkruan fletën e cila përmban të gjithë artikujt e pakos së dhënë. Mbi të gjitha e falendërojmë Allahun e Lartësuar që na bëri sebep të fusim gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT