Nesër bëhet nënshkrimi i kontratës që do të fillojë punimet për modernizimin e semaforëve në Komunën e Prishtinës.
50 mijë e 756 euro do të kushtojë investimi i ndërtimi të ri të ndriquesve të semaforëve, ku do t’iu vendoset edhe matësi i shpejtësisë së veturave.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku thuhet se është bërë dhënia e kontratës me përshkrim “Ndërtimi i Semaforëve modernizimi ,ndërtimi i paneleve ndriçuese dhe matësve të shpejtësisë”.
Kuvendi Komunal ka njoftuar për dhënien e kontratës dy kompanive “Grup i Operatorëve Ekonomik Bahri Asllani” dhe “Lasemaforica s.r.l”.
Ndryshe kjo kontratë ka kohëzgjatjen për 36 muaj.
- Advertisement -