Edhe pse gjendemi në kohë pandemie, masat e vendosura nga qeveria nuk po respektohen aspak nga disa qytetarë të Kosovës.

Një gjë e tillë po ndodh edhe sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Qytetarët të cilët kanë shkuar për t’i pritur familjarët e tyre, të cilët po vijnë për pushime nga diaspora, shihen shumë pranë njëri tjetrit, duke mos respektuar kështu distancën sociale, raporton lajmi.net

Ashtu siç mund të shihen edhe në fotografi, ata janë të afruar shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse Qeveria e Kosovës në masat e fundit që ka ndërmarr ndalon grumbullimin e më shumë se katër personave. /Lajmi.net