S’ka Asociacion pa heqjen e strukturave paralele

Edita Tahiri, ministre për Dialog, paralajmëron se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë do të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të heqë dorë nga mbështetja e strukturave paralele në veri
Gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, Tahiri bën të ditur se shteti i Serbisë nga tetori i vitit të kaluar ka rritur përkrahjen për strukturat paralele në veri dhe për këtë Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe Bashkimin Evropian.
Për themelimin e Asociacionit palët janë pajtuar para dy vjetëve në Bruksel.
Nga 15 pikat e kësaj Marrëveshjeje, 6 flasin vetëm për themelimin e Asociacionit që serbët e quajnë “Zajednica” (Bashkësi) e tashmë edhe emërtimi i saj është shndërruar nga Asociacioni në “Bashkësia e Komunave Serbe”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT