S’jemi të interesuar për përplasje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka bërë me dije se as shqiptarët e as maqedonasit nuk janë të interesuar për përplasje ndërmjet vete.

Ai ka thënë se shqiptarët presin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe të materializohet agjenda e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Ahmeti në një intervistë për ‘Epokën e Re” ka mohuar daljen e BDI-së nga qeveria duke thënë se interesat e shqiptarëve të Maqedonisë duhet të mbrohen në institucione.

Kreu i BDI-së ka thënë se fjalori i përdorur në përgjimet telefonike nga pushtetarët maqedonas është si pasojë e mosfunksionimit të mentalitetit, proces ky që kërkon kohë për tu përmirësuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT