Situata e sigurisë në Skenderaj e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur takimin e radhës në të cilin janë diskutuar tema që kanë të bëjnë me situatën e sigurisë në Skenderaj.

Tema të diskutimit në këtë takim ishin; Çështjet e sigurisë së pëgjithshme, funksionimi i KLSP-ve dhe EVSB-ve, Siguria në shkolla dhe rreth tyre, si dhe informata në lidhje me aktivitetet e përbashkëta të organizuar nga FSK.

Në hapje të takimit, Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura ka shprehur vlerësimin e tij sa i përket situatës së sigurisë në komunë. Ai ka vlerësuar se situata e sigurisë falë bashkëpunimit ndërinstitucional në përiudhën e fundit ka qenë e mirë.

Komandanti i Policisë në Skenderaj toger Basri Durmishi, në fjalën e tij para anëtarëve të KKSB-së, situatën e sigurisë në Skenderaj e ka vlerësuar si të qetë, të qëndrueshme dhe stabile. Ai ka thënë se nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me situatën e sigurisë.

Po ashtu Durmishi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që ka policia me të gjitha institucionet e Komunës së Skenderajt, në veçanti me nënkryetarin e Komunës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Arsimit.

”Jemi të fokusuar në planin për parandalimin e të shtënave nëpër kremte familjare dhe eliminimin e zhurmave nga lokalet hoteliere që kanë qenë evidente në sezonet verore në të kaluarën. Në këtë drejtim kemi gjetur përkrahje maksimale nga Komuna e Skenderajt në implementimin e një plani të përbashkët”, tha Durmishi.

Përfaqsuesi komunitetit serb të Bajës, Nedelko Kovaçeviq po ashtu u pajtua me vlerësimet pozitive të situatës së sigurisë, duke u shprehur i kënaqur në këtë drejtim.

KKSB diskutoi edhe për funksionimin dhe punën e Komiteteve Lokale për Siguri Publike dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi. Për të parat u vlerësua pozitivisht funksionimi dhe puna e tyre, ndërsa për të dyta pati vërejtje për mosfunksionim dhe mosefikasitet në punë.

Sa i përket sigurisë në shkollat e Skenderajt, anëtarët e KKSB-së vlerësuan së në këtë fushë situata është e kënaqshem dhe ka bashkëpunim në mes të udhëheqësve të shkollave, nxënësve, prindërve dhe Policisë së Kosovës.

U konstatua si i nevojshëm përmirësimi i shenjave horizontale të komunikacioni, proces ky që tashmë ka filluar të realizohet nga komuna, si dhe u ngrit si nevojë edhe vendosja e pengesave në rrugët afër shkollave, më qëllim të eliminimt të lëvizjes së makinave me shpëjtësi të madhe, gjë që rrezikon nxënësit gjatë lëvizjes në rrugë.

Nënkryetari Nura premtoi angazhim në këtë drejtim, siç është rasti i përmirësimi të situatës afër shkollës në Llaushë, ku janë vendosur pengesat e shpejtësisë dhe shumë shpejt do të nis ndërtimi i trotuarit.

Në fund përfaqsuesi i FSK-së në KKSB, major Isak Demiri informoi në lidhje me hartimin e një plani për rreziqet në Komunën e Skenderajt. Ai saktësoi se në bashkëpunim me DSHP kanë hartuar planin e rreziqeve duke indetifikuar disa nga pikat e rrezikut në territorin e komunës. Sipas tij indentifikimi i pikave të rrezikut ndikon në reagim të shpejtë në raste të fatkeqësive të ndryshme.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT