Simulim 3D i rrëzimit të avionit në Shkup (Video)

Avioni privat me targa gjermane që mbante gjashtë pasagjerë u zhduk nga radari i Kontrollit të Trafikut Ajror të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, 10 km nga pista hyrje-dalje.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rasti sot pasdite rreth orës 17:40 është raportuar nga kontrolli i trafikut ajror, njofton TetovaSot.

Avioni u nis nga Treviso, Itali, dhe në Maqedoni është lajmëruar në mënyrë të rregullt për t’u mbushur me karburant.

Gjatë rrëzimit, mbetën të vdekur dy shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të Italisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT