Nëse kaloni shumë kohë në diell, këto janë simptomat e goditjes së nxehtësisë të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje

Dielli mund të na joshë, prandaj nuk është e pazakontë që të qëndrojmë jashtë më gjatë sesa kemi planifikuar.

Nëse jemi të ekspozuar drejtpërdrejt në diell për një kohë të gjatë, mund të ndodhë të rrezikojmë jetën.

Simptomat e goditjes së nxehtësisë shfaqen papritmas, dhe ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje.

Simptomat më të zakonshme të goditjes së nxehtësisë:

– dhimbje koke
– marramendje
– lodhje
– të përziera
– djersitje e zvogëluar dhe e vështirë
– lëkurë e kuqe
– ethe
– rrahje të shpejta të zemrës
– frymëmarrje e cekët
– humbja e vetëdijes
– spazma muskulore

Nëse dyshoni se një person ka pësuar një goditje të nxehtësisë, thirrni një autoambulancë dhe derisa të mbërrijë mjeku, vendoseni atë në një vend të ftohtë dhe të errët.

Mundohuni t’ia ulni temperaturën e trupit me kompresa të ftohta, të cilat vendosen më mirë në qafë, sqetulla dhe gilca.

Për të shmangur goditjen nga nxehtësia, mjekët rekomandojnë që të mos dalim në diell në pjesën më të nxehtë të ditës, të kujdesemi për pirjen e mjaftueshme të ujit, të hamë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta dhe të veshim rroba të bëra nga materiale të lehta.