Simeone paralajmëron Realin

 

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen mes Real Madridit dhe Juventusit në Santiago Bernabeu.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pret një duel të baraspeshuar mes Real Madridit dhe Juventusit në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët janë në epërsi 2:1 pas takimit të parë në Torino, dhe Simeone u jep shanse të barabarta të dyja ekipeve për kalim në finale.

“Reali është vetëm një gol larg finales, por nëse Juventus shënon në Bernabeu, Realit i nevojiten dy, për të dërguar ndeshjen në vazhdime”, deklaroi ai për “Goal”.

“Ballafaqimi është 50-50 mes dy ekipeve të mrekullueshme me futbollistë fantastik. Dhe, siç them gjithmonë, me siguri se finalisti do të vendoset nga detajet e vogla”, u shpreh ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT