Silva e Verratti, Pogbës: Eja te ne

Dy lojtarët e PSG-së, Thiago Silva dhe Marco Verratti kanë rritur thashethemet për një transferim të mundshëm të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba në kryeqytetin francez.
Silva e Veratti janë pyetur se çfarë mendojnë për një transferim të mundshëm të francezit në klubin e tyre, shkruan “Football Italia”.
“Ai është një lojtar i ri dhe i talentuar si Verratti. Gjithashtu, ai është francez andaj nuk do të ketë probleme që të adaptohet apo të mësojë gjuhën. Nëse ai arrin, ne do të bënim gjithçka që ai të ndihet i mirëpritur”, deklaroi Thiago Silva, transmeton Koha.net.
Edhe Verratti është shprehur se i pëlqen ideja e transferimit të Pogbas në PSG.
“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe definitivisht do e ndihmonte skuadrën tonë. Nëse duam të fitojmë gjëra të mëdha na duhen lojtarë të tillë. Do të më pëlqente të luaja me të, nëse ai do që të nënshkruajë me PSG-në”, deklaroi Verratti.
Pogba po kërkohet nga pothuajse të gjitha skuadrat e mëdha evropiane dhe pritet të jetë ndër lojtarët më të përfolur në afatin kalimtar veror.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT