Siguria në Shtime, më e mira në rajonin e Ferizajt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Shtime, të hënën ka mbajtur takimin e parë për sivjet, ndërsa me këtë rast edhe diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë.
E, Naim Ismajli, kryetar i Shtimes, ka pretenduar se siguria në komunën që ai e drejton është stabile dhe ndër më të mirat në rajon.
Kurse, situatën e sigurisë të qetë dhe stabile e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor të Shtimes, togeri Enver Avdyli.
Avdyli bëri krahasimin me vitin e kaluar dhe konstatoi se ka rënie të vjedhjeve dhe të aksidenteve të trafikut gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar.
Kjo, sipas Avdylit, dëshmon se gjendja e sigurisë në komunën e Shtimes është më e mira në rajonin e Ferizajt.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT