Si u “shkatërrua” Manchesteri i Alex Fergusonit?! (Foto)

“A ka ndodh ndonjëherë shpërbërje më e madhe e skuadrës që fiton titullin kampion në kohë të shkurtër”, shkruan sot DailyMail, duke iu referuar largimeve të shumta që kanë ndodhur dy sezonet e fundit te skuadra nga Old Traford, Manchester United.

Mail bën krahasime të Manchesterit të dy sezoneve më parë, që fituan titullin kampion me Sir Alex Ferguson, që pati sezonin e fundit si trajner.

Në vetëm dy sezone, ndryshime të mëdha kanë ndodhur te Djajtë e Kuq, së pari nën drejtimin e David Moyes dhe tani Louis van Gaal, madje ky i fundit, ka bërë shpenzimet më të mëdha në histori të skuadrës, por ende nuk po arrin të sjellë suksesin e pritur te skuadra më e madhe angleze.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT