Si t’i shkrini lehtë e shpejt kaloritë?

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mundet të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol. Niveli i lartë i hormonit të stresit mundet ta ndryshojë mënyrën se si metabolizmi grumbullon dhjamin Të gjithë kemi shokë dhe shoqe që mund të konsumojnë pothuajse gjithçka, e të mos shtojnë as një gramë të vetëm në peshë. Ju grimconi karotat turshi dhe selino, derisa ai ose ajo shërbehet me hamburgerin me plot majonezë. “Si ia del?”, pyeteni me shpresë se do të zbuloni informatat me vlerë, e ajo vetëm ul krahët dhe ju thotë: “Ide nuk kam, me sa duket thjesht kam një metabolizëm të shpejtë”. Të gjithë ne dimë se çfarë është metabolizmi, reagimet kimike, të cilat ndodhin në organizmin e gjallë për të na mbajtur në jetë. Kësaj radhe ju sjellim katër këshilla efikase si ta përshpejtoni metabolizmin.

Proteinat

Proteinat janë bazë në ndërtimin dhe pastrimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të pastër të keni aq më shumë do të shkrini kaloritë. Do të ishte mirë që të përdorni 46 gramë proteina në ditë dhe jo në të njëjtën shujtë. Ja një shembull i një menyje të shëndetshme ditore:

Mëngjesi: 170 ml jogurt pa yndyrë, me fruta mali dhe kafe me qumësht pa yndyrë;

Dreka: Sallatë me spinaq me 60 gramë gjoks pule, 1/3 e gotës fasule të zier dhe pite, bukë;

Darka: perime të përziera në tigan me gjysmë lugë vaj (speca, bizele, lakër, karotë…) me 3/4 e gotës oriz të zier integral dhe 2 lugë badem.

Largojeni stresin

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mundet të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol. Niveli i lartë i hormonit të stresit mundet ta ndryshojë mënyrën se si metabolizmi grumbullon dhjamin, duke i dërguar në stomak ku ngjiten për organet tuaja vitale.

Ushtroni

Vetëm 45 minuta ushtrime intensive mund t’ju ndihmojnë ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, madje për 37% vetëm pas 14 orë ushtrime. Pas ushtrimeve të tilla keni nevojë për energji shtesë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Ushtrimet djegin kaloritë e në mënyrë që metabolizmi juaj të jetë aktiv edhe pas ushtrimeve, duhet të ushtroni së paku dy herë në javë nga 45 minuta ushtrime intensive.

Gjumi

Vetëm dy net me orar të çrregulluar të gjumit mund të kenë ndikim të madh në metabolizmin tuaj, duke shtuar nivelin e hormonit grelinë, e cili stimulon urinë dhe zvogëlon nivelin e hormonit septinë. Shtatë deri tetë orë gjumë janë masë e nevojshme, madje kjo çdo natë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT