Si ti quajmë Dëshmorët?

 

Shkruan Islam Krasniqi

Ditëve të fundit Kosova po kalon moment të vështira për shkak të presionit të bashkësisë ndërkombëtarë lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale gjë që është e papranueshme dhe jo në interes të Kosovës ku këtë javë do të vendosë nëse do ta themelojë vetë Gjykatën Speciale apo ketë do t’ia lë Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ç’është gjithë kjo mjegull që i ka nxënë rrezet e diellit nga të gjitha anët dhe s’po na lenë me pa dritën, si u shfaq gjithë kjo errësirë mbi vendin tonë, kush na futi në ketë qorr sokak e s’po dimë të dalim, apo e futëm vetën dhe tani jemi në dilemë së si ti quajmë edhe dëshmorët.

“Çlirimtaret u gjykuan, po gjykohen dhe do të gjykohen, u dënuan, po dënohen dhe do të dënohen”.

Hera parë që parlamenti i Republikës së Kosovës nuk arriti numrat që ta miratoj projekt rezolutën e KB-së për ndryshimin e Kushtetutës dhe aprovimit e amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale për gjykimin e ish- pjesëtarëve të UÇK-së , pozita e trishtuar nga frika se dështoj në aprovimin e kësaj rezolute, kurse opozita në festë për mos miratimin e sajë.

Pse të frikohemi, ne jemi shtet dhe punët tona duhet ti kryejmë ashtu siç është me së miri, asnjë shtet, asnjë individ nuk ka të drejt të përzihet në punët e shtetit tjetër (parim i së drejtës ndërkombëtare), ashtu siç u përzishin disa ambasador të akredituar në vendin tone.

Çlirimtarët u gjykuan nga GJND-ja në Hagë, një pjesë nga UNMIK-u, pastaj nga EULEX-i, ku ende janë nëpër burgje, të tjerët duke u përballur me pa drejtësitë nëpër gjykata të tyre, me akuza të Serbisë apo edhe të këlyshëve të saj, kjo s’po mjafton tash duhet të krijohet edhe një Gjykatë Speciale për ti gjykuar çlirimtarët përsëri gjoja për krimet gjatë vitit 1998-2000.

 

U dënua grupi i Dukagjinit, i Drenicës, i Llapit, i Pashtrikut, a mbet kush më, e deputetët vlojnë dukë thënë votone Gjykatën Speciale, po o të mjerë, a kaq shumë krime paskan kryer UÇK-ja, që katër herë të gjykohet apo është duke u përsëritur historia e Kongreseve dhe Konferencave të dikurshme. Po nëse UÇK-ja paska kryer krime si do ti quajmë dëshmorët, sepse veteranet dhe invalidët po i quajnë kriminel. Evropa na izoloj bota po na gjykon, të gjithë e dinë kush ka kryer krime, u masakruan mira fëmijë, pleq dhe gra , u dhunuan mira femra dhe prapë shqiptarët fajtor.

 

Ish Prokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale, ajo ka thënë së gjykata e Hagës është marrë me të gjitha krimet e luftës në Kosovë dhe nuk ka nevojë per Gjykatë të re sepse Haga i ka përfunduar të gjitha, gjithashtu ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë Geoffrey Nice thotë së themelimi i kësaj gjykate shkon vetëm në favor të Serbisë, sepse është duke u bërë me kërkesë të Serbisë.

Ish-shefi i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të luftës 1998-99 Walker ka thënë se është shpenzuar shumë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritët edhe disa vjet derisa të fillojë punën ajo  dhe me tej shton se “qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft”. “Duhet të fillojnë të vendosin vetë, t’ju thonë ndërkombëtarëve mjaft na treguat ju se çfarë të bëjmë”, ka thënë ai, i cili ka qenë kundër themelimit të kësaj gjykatës e cila po e njollos luftën Çlirimtare të Kosovës.

Ish-zëvendës kancelari i Austrisë i cili ishte edhe koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore z.Erhad Buseki cili ka thënë së nuk duhet të themelohet Gjykata Speciale për Kosovën, pasi që vendit i duhet me shumë asistencë për ta përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit e jo për një Gjykatë tjetër.

Serbia çdo herë i ka refuzuar kërkesat e ndërkombëtarëve, dhe ja ku është sot, e ne duke i pranuar çdo ofertë të tyre, kemi mbetur të izoluar si në burg, ku janë ambasadorët e akredituar në Kosovë, që po vlojnë me presionin e tyre votone Gjykatën Speciale ose e themelon Këshilli i Sigurimit dhe kërcënimet vazhdojnë me tutje duke na thënë se nëse nuk e aprovoni ketë do ta bllokojmë Kosovën në nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Shteti serb i ju jep mirënjohje gjeneralëve të vet ende pas 16 viteve për krimet dhe gjenocidin ndaj civilëve e ne heshtim, gjersa çlirimtarët tanë mbahen dhe kalben nëpër burgje.

Kur i shohim të gjitha këto akuza ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që për dhjetëra duhet të përballen me padrejtësitë ndërkombëtare edhe pas 16 viteve, bimë në dilemë së si ti quajmë dëshmorët e Kombit sepse bashkësia Ndërkombetare me deshirën e disa individëve viktimën po e ulin në bankën e kriminelit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT