Si t’i mbroni sytë nga telefoni inteligjent

Qëndrimi për një kohë të gjatë para ekraneve të pajisjeve elektronike vë në rrezik shikimin tuaj. Prandaj prindërit na këshillojnë shpesh që mos të ulemi shumë afër televizorit.

Me zhvillimin e teknologjisë po shtohen edhe pajisjet elektronike. Më parë ishin vetëm televizorët, ndërsa tani kemi telefona inteligjentë, tabletë, kompjuterë, iPad, iPod, video lojëra etj. Ne shpenzojmë shumë kohë para kompjuterit, telefonit inteligjent apo tabletit për punë të ndryshme.

Më poshtë kemi listuar disa këshilla se si t’i mbroni sytë nga telefoni inteligjent?

Rregulloni ndriçimin e ekranit të telefonit

Ju duhet të përshtatni ndriçimin e ekranit në bazë të kohës që përdorni telefonin inteligjent. Ju mund ta bëni këtë në mënyrë manuale ose automatikisht tek telefoni inteligjent ose tableti. Ka edhe aplikacione që përshtatin ndriçimin e ekranit sipas ndriçimit të ambientit.

Mbani telefonin në distancë

Mundohuni ta mbani telefonin inteligjent sa më larg syve. Pjesa më e madhe e përdoruesve e mbajnë telefonin rreth 20 cm larg fytyrës. Ekspertët rekomandojnë që duhet ta mbani telefonin rreth 40 cm larg fytyrës për të mbrojtur sytë.

Rregulli 20-20-20

Ky rregull nënkupton që çdo 20 minuta para ekranit të telefonit, duhet të bëni një shikim prej 20 sekondash dhe të shikoni një objekt që është 20 këmbë (6 metra) larg.

Kapsitni shpesh sytë

Sipas ekspertëve, kapsitja e shpeshtë mban sytë të njomë dhe i mbron ato.

Përdorni syze qetësuese

Kur përdorni telefonin për një kohë të gjatë, duhet të përdorni syze qetësuese. Përndryshe, sigurohuni që telefoni juaj të ketë mbrojtëse kundër shkëlqimit verbues, nëse jo, duhet ta blini një të tillë. /krokodili.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT