Si të qetësoni dhimbjet e mishit të dhëmbëve

Nëse keni probleme me inflacionin, acarimin e mishit të dhëmbëve dhe gjakderdhjen atëherë ka disa zgjidhje për këtë problem.

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve është një çështje serioze që duhet të shqyrtohet urgjentisht nga një dentist.

Megjithatë ka edhe disa gjëra që ju mund të bëni në shtëpi për qetësimin e dhimbjes.

1-Aloe Vera ka veti të mira anti-inflamatore dhe antibakteriale dhe është shumë e mirë në trajtimin e mishit të dhëmbëve. Aplikoni xhelin e aloe veras dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas shpëlani gojën.

2-Boronica e kuqe është e pasur me vitaminë C që ndihmon në luftimin e infeksioneve dhe rigjenerimin e indeve.

3-Shpëlani gojë me vaj kokosi pasi ai është i pasur me veti antibakteriale. Vaji i kokosit është shumë i mirë edhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe shëndetin e gojës në përgjithësi.

4-Kripa e detit është një mënyrë tjetër e mirë për të qetësuar acarimin e dhëmbëve. Treteni atë në ujë dhe bëni gargare çdo ditë.

5-Çaji i kamomilit gjithashtu ka veti shumë të mira anti-mykotike dhe anti-inflamatore duke ndihmuar në qetësimin e mishit të dhëmbëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT