Si të përgatisni roladë me çokollatë

    Përbërësit:
    8 vezë,
    8 lugë sheqer,
    5 lugë vaj,
    2 lugë kakao,
    8 lugë miell,
    lëvore limoni.

    Kremi:
    1 margarinë e zbutur,
    250gr sheqer pluhur,
    200gr çokollatë.

    Përgatitja:
    Tunden vezët me sheqer derisa të fryhen. Shtohen përbërësit e tjerë dhe përzihen mirë me lugë. Në tepsi katrore shporeti, të shtruar me letër ose të lyer me yndyrë e të përmillur, derdhet masa e tundur. Piqet në temperaturë 200 gradë Celcius.

    Korja e pjekur vihet në pecetë të pastër të lagur dhe mbështillet në role. Ndërkohë përgatitet kremi. Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve, një nga një, duke i tundur vazhdimisht, dhe çokollata e shkrirë.

    Tunden të bardhat e vezëve dhe i shtohen kremit duke i përzier me lugë, gjersa bëhet masë e njëllojtë. Korja e mbështjellë shpaloset, lyhet me kremin dhe prapë mbështillet në role. Rolada lyhet mbi dhe anash me kremin e mbetur dhe mund të zbukurohet me krem të rrahur ose çokollatë në rende. Ju bëftë mirë!