Si të luftoni çrregullimet e enëve të gjakut

Ilaçi për të rregulluar funksionin e enëve të gjakut mund të gjendet më së miri tek pema e gështenjës.

Kjo pemë rritet në lartësi 800-1600 metër dhe gjendet si dru i kultivuar në zbukurimin e parqeve në qytete.

Gështenja e egër ka fuqi të mëdha anti-reumatike, anti-koaguluese dhe ekspektorante në pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes, në grumbullimin e gjakut në vena, në pezmatime sipërfaqësore dhe të thella të venave, në majasëll dhe në sindromin pas trombozës.

Frutat e kësaj peme mund të jenë tepër efektive në  luftimin e çrregullimeve të qarkullimit periferik, në çrregullime të enëve të gjakut që furnizojnë trurin.

Për rregullimin e funksionit të enëve të gjakut, mjekët alternativë rekomandojnë 2-3 lugë çaji me essence lule nga pema e gështenjës së egër, të cilat  hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë dhe më pas lihet te zieje. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta (me përzierje të herëpashershme) dhe pastaj kullohet. Lëngu pihet gjatë ditës. Kjo mënyrë do të mund të sjellë i përmirësime në trupin tuaj. /r.a

- Advertisement -

MË TË FUNDIT