Rritja e flokëve të bardhë mund të krijojë disa probleme me imazhin dhe vetëbesimin e një personi. Nëse jeni një tip perfeksionist dhe doni të keni nën kontroll çdo detaj të fytyrës suaj, por pa përdorur bojra flokësh, atëherë vazhdoni të lexoni këtë artikull për të mësuar se si t’i mbuloni flokët e bardhë në mënyrë natyrale, pa elemente të dëmshëm!

Mbuloni flokët e bardhë me kanellë

Mënyra e parë për të shmangur rritjen e flokëve të bardhë, është t’i mbulosh këto të fundit me kanellë. Ky përbërës nuk përmban elemente të dëmshme dhe arrin të funksionojë për mrekulli në shfaqjet e para të flokëve të bardhë.

Përgatitja e një boje me këtë përbërës është shumë e thjeshtë. Mjafton të merrni 3 lugë gjelle nga kjo erëz, vaj ulliri ekstratë virgjër të cilin e nxehur dhe pak mjaltë. Duke përzier përbërësit do të përftoni një pastë ngjyrë bakri të cilën mund ta aplikoni me një furçë në flokë.

Mbuloni flokët e bardhë me kafe

Një tjetër metodë shumë e dobishme për të mbrojtur flokët e bardhë në mënyrë natyrale është një nuancë me bazë kafeje. Sigurisht, me këtë element mund të merrni një ngjyrë të errët për flokë sensualë dhe befasues.

Përgatitja e kësaj përbërjeje është shumë e thjeshtë. Përgatisni një kafe moka për 4 persona, hidheni atë në një enë dhe përziejeni me llumin e vet, pak uthull të bardhë e pak mjaltë. Pas përzierjes, mund ta aplikoni masën në flokë të lagur. Mbajeni në flokë përreth 15 minuta. Rezultati do t’ju lërë pa fjalë.

Mbuloni flokët e bardhë me lëkurat e patateve

Kjo metodë alternative është shumë efikase dhe përftohet duke përdorur lëkurat e pesë patateve, duke i zier ato në një tenxhere në mënyrë që të përftohet vaj esencial që ato lëshojnë.

Përdoreni dy herë në javë si balsam.