Një muaj pasi u dënua për sulm seksual ndaj nxënëses, mësuesi qëllon për vdekje Gëzim Kastratin.

Kishte hyrë në këtë lokal që të konsumojë pije.

Gëzim Kastrati që ishte banor i kësaj lagje këtu do të haste mësuesin e vajzës së tij, Xhevdet Januzajn.

Që të dy të armatosur, ia mësyjnë njërit-tjetrit.

Fillimisht, dyshohet se Kastrati ia drejtoi armën Jonuizajt, por ajo nuk i shkrepi, e më pas Januzaj kishte shtënë me rreth 7 plumba në drejtim të tij.

Këto të shtëna do të rezultonin fatal për Gëzim Kastratin i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

I gjithë ky konflikt mes tyre daton nga dhjetori i vitit 2019.

Në ditën e premte të 27 dhjetorit të atij viti, mësuesi i lëndës se Fizikës, Xhevdet Januzaj që ishte edhe kujdestar i klasës e kishte sulmuar seksualisht nxënësen e tij 13 vjeçare.

E njëjta kishte arritur të largohej nga mësuesi, e duke qarë kishte shkuar në banesë për t’i lajmëruar familjarët e saj.

Në atë kohë, vëllai i saj kishte shkuar në shkollë e në prezencë të nxënësve të tjerë ishte përleshur me mësuesin.

Mësuesi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës ku kishte qëndruar një muaj në paraburgim.

Pas kësaj kohe, ishte dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim, por që ishte lënë në arrest shtëpiak.

Por që nga ajo kohë, sipas djalit të viktimës, dorasi do t’i kërcënonte me jetë atë e babain e tij.

Ky ka treguar edhe gjendjen e motrës së tij, ku thotë që një kohë është në gjendje të rëndë emocionale.

Djali i viktimës e sheh fajtor edhe Policinë e Kosovës që nuk ka reaguar kur e ka raportuar rastin në Polici babai i tij.

Dëshmitar i gjithë këtij rasti ishte edhe puntori i lokalit, i cili tani më e ka lajmëruar pronari  e lokalit që nuk mund të punojë më pasi qe i ka ndikuar keq përjetimi i këtij rasti.

Ndërsa, pak metra nga lokali, gjendet edhe banesa e viktimës.

Banorët e lagjes shprehen të tronditur nga rasti, ndërsa më të shokuar thonë që janë fëmijët që ishin duke luajtur jashtë  në momentin e vrasjes.

Hetimet rreth këtij rasti janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.