OPINION NGA RESHAT BADALLAJ – ZHURIANI / Shpërnguljet e shqiptarëve janë aq të vjetra sa edhe vetë ilirët e arbërit. U shpërngulën të parët nga invadimi romak,u mërguan edhe nga Bizanti,u shpërgulën pesë shekuj nën Perandorinë Osmane. Por depërtimet sllavo-ortodokse nga: Rusia, Serbia dhe Greqia ishin, janë dhe do të jenë rreziku më i madh për shqiptarët. Grabitqartë serb gjithmonë kanë thurur plane për dëbimin e shqiptarëve me dhunë nga trojet e tyre, madje për të kolonizuar-serbizuar Kosovën. Këto plane datojnë që nga Nacertania (Projekt i viti 1844), që u përpunua nga Ilija Garashanini. Në këte Projekt propagandohej ideja e shetit të madh serb të Stefan Dushanit. Ky projekt mbeti deri ne fund të Luftës së Parë Botërore. Ky program u realizua pjesërisht gjatë Luftës së Parë Ballkanike, kur Serbia, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, me 1912-13,aneksoi Kosovën dhe disa vise të tjera të Shqipërisë…
Ngjajshëm me këtë projekt vazhdoi edhe Jovan Cvejiqi kinse shteti i tij është i rrethuar, kurse populli serbe është i burgosur. Punën e tij do ta vazhdoj shqiptarurrejtesi Vasa Çubriloviqi në elaboratin famëkeq të 7 marsit te vitit 1937. Vasa Çubriloviqin e shqetëson më të madhe shtimi i shqiptarëve dhe flet se cilat vise shqiptare duhet të shpërngulen dhe pastaj të serbizohen. Vasa Çubriloviqi, si shembull merre e kolonizimin e Toplicës e Kosonicës pas vitit 1878. Vasa Çubriloviqi ka qenë historian dhe politikan serb. Ka qenë njeri ndër pjesmarrësit e atentatit të Sarajevesi ne Franc Ferdinantin, mekembësin e Austro- Hungarisë.
Botimi me shpifes antishqiptar i qarqeve te tërbuara serbe është vepra e Milia Shqepanoviqit: “Kosovo Past and Present”, ku shkruan për egzodin e serbëve dhe të Malazezëve të viteve 1878-1988.
Elaborat tjetër antishqiptar është edhe ai i Ivo Andriqit, i cili kap 12 faqe tekst dhe është i ndarë në dhjetë kapituj me temën: O Albaniji-Për Shqipërinë. Andriqi, në kapitullin e katërt flet se marrja e e luginës së Drinit nga ana e Serbisë do ta lidhte Serbinë me Detin Adriatik.
Projekti i çarkut të Prizrenit në një raport te hartuar në fillim të viteve ´20 mbi rezultatet e veprimtarisë së administrates policore vinte ne dukje, midis tjerash, se xhandaret i rrihnin fortë shqiptarët me qëllim që të shpërngulen..,
Një ndër metodat e pastrimit etnik, të shkombëtarizimit të Kosovës ishte edhe kolonizimi i Kosovës me ementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nga vendlindjet e tyre. Qëllimi i borgjezisë serbe, në të vërtetë, ishte që nën parullen e reformës agrare të zbatojë kolonizimin e Kosovës me elementin sllav te ardhur nga viset e ndryshme të Mbretërisë Jugosllave dhe nga disa shtete të jashtme. Qëllimi kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktësisë nacionale te popullësisë shqiptare dhe ndërtimi i strukturës nacionale në dëm të shqiptarëve. Veçanërisht, synimi ishte që të kolonizohej dhe të forcohej elementi kolonist në pjesën rreth kufirit me Shqipërinë, sepse mendonin se kështu kufiri më i sigurtë dhe do të ndërpritet vazhdimësia e popullatës autoktone shqiptare nga teritori i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë…
Tashti, kush i ka fajet?
Vetëm të mjerët dhe qyqarët nuk mund të japin përgjgjigje në këtë pyetje. S´do mend fare, se fajet për këtë degëdisje të shqiparëve ka site këmbët, i ka politika kosovare e udhëhequr nga kapot e këtyre bandave politike. Si thote populli ynë i ditur: “Kape njerin mëshoj tjetrit”, dështuan shumë turpshëm në shtetformimin e Kosovës. Të gjithë pa dallim jane hajna te pasurisë së Kosovës. U pasuruan si sheiket e Katarit dhe lanë popullin në mjerim që të vuaj si në kohën e Migjenit, për kafshatën e gojës. Këta bandit të pamoralshëm iken nga fshatrat dhe uzurpuan Prishtinën dhe qytete tjera të Kosovës duke ndërtuar shtëpi si në Nju Jork, ndërkaq populli mbeti pa punë, pa ilaçe dhe bukën e gojës.
Këta kapo te bandave politike, pra, këta bandit e lanë Kosovën gjashtë muaj pa Qeveri dhe udheheqje vetëm për interesa personale, duke bërë pazar për poste politike. Këta do të mbajnë përgjegjësi historike për degëdisjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Qofshin të mallkuar të gjithë ata që votojnë në të ardhmen për këta hajna dhe bandit! Asnjëri nga të gjithë krerët e këtyre bandave nuk ka dallim të gjithë janë një berllog i kombit. Shikoni Qeverin dhe kuvendin kuisling, të mbushur fund e krye me hajna dhe tradhtarë ish-udbash të pushtetit gjakatar serbo-cetnik…
Dhe krejt në fund fare, mos mendoni se e kam humbur durimin, ose: kam humbur elementet e kulturës shqiptare, por të gjithë kapot e këtyre bandave politike janë zagaret që kanë lepirë edhe yndyrën e pasurisë së Kosovës deri në palce, ndërkaq, populli natën me acar në shi e në borë bredh rrugëve, maleve, ujërave të botës duke rrezikuar edhe jetën e tyre… Kapot e këtyre bandave politike haram e paçin për jetë të jetëve djersën dhe mundin e popullit, Amin! Kësaj radhe kaq nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI