Si kursehet energjia elektrike – do të befasoheni me përgjigjen

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të jetë i ndezur ujëngrohësi (bojleri) vazhdimisht sesa ta fikni, sepse kështu, gjoja, kursehet energjia elektrike. Ja cila është e vërteta.

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht ujëngrohësin të ndezur, në mënyrë që të shpenzojnë më pak rrymë.

Edhe pse te shumica mbizotëron dilema që a është më mirë ta lëmë ujëngrohësin të punojë, sepse me rastin e çdo ndezjeje shpenzon më shumë energji elektrike për ngrohje të sërishme, përgjigjja është plotësisht e kundërt.

Dinamika e shpenzimit varet se a e fikni apo vazhdimisht e lini të ndezur, transmeton Telegrafi.

Varësisht nga ajo se për çka shpenzoni ujin e ngrohtë dhe sa shpesh, rekomandohet që megjithatë ujëngrohësi të fiket kur rryma është e shtrenjtë.

Për shembull, një familje katëranëtarëshe më mirë është që ujëngrohësin ta ndezë natën kur rryma është më e lirë dhe ta fikë në mëngjes kur rryma është më e shtrenjtë, dhe që në mbrëmje ta ringrohë.

Në banesat në të cilat jeton një anëtar, rekomandohet të përdorë përparësitë e rrymës së lirë, sepse ajo akoma është disa herë më e lirë, vetëm se ai me siguri nuk duhet që ta ringrohë.

Është bindje e gabueshme që ujëngrohësi vazhdimisht të jetë i ndezur, sepse termorregullatori e ndez dhe e fik sipas temperaturës së paracaktuar dhe që atëherë gjoja shpenzon më pak energji elektrike.

Veç kësaj, ujëngrohësi i ndezur vazhdimisht edhe ditën edhe natën, krijon rrezik potencial nëse ndonjë apo të gjitha elementet e sigurisë së ujëngrohësit prishen.