Si ka lindur 8 Marsi dhe pse festohet

Dita  nderkombëtare e Gruas si në mbarë  Botën, po ashtu edhe në vendinë tonë është bërë traditë të festohet.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Në perëndim, dita ndërkombëtare e grave, filloi të merrte vlerën e saj vetëm në vitin 1960. Demonstratat për ditën e gruas në Rusi, shkaktuan edhe atë që njihet si revolucionini rus i vitit 1917.

Ideja për të pasur një ditë ndërkombëtare të gruas lindi në fillim të shekullit të 20-të, në një kohë që bota përballej me një revolucion të madh ekonomik dhe industrial, ngjarje këto që detyruan punonjësit të hidheshin në protesta për shkak të kushteve të këqija të punës. Gratë, të cilat punonin në tekstile u hodhën në një protestë masive në Nju Jork, më 8 mars të vitit 1857.

Në çdo 8 mars, protesta të mëdha përfshinin vendin, më e madhja nga këto ndodhi pikërisht në vitin 1908 ku 15 mijë gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar orar më të shkurtuar pune, rroga më të mëdha dhe të drejtë vote.

Në çdo 8 mars, protesta të mëdha përfshinin vendin, më e madhja nga këto ndodhi pikërisht në vitin 1908 ku 15 mijë gra marshuan në rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar orar më të shkurtuar pune, rroga më të mëdha dhe të drejtë vote.

Fillimet e veta, 8 marsi i pati si një ngjarje politike, por me kalimin e viteve, kjo ditë humbi pamjen e saj politike dhe u kthye në një ditë dashurie për gratë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT