Skene krimi

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prizren ku një 30 vjeçar ka therur për vdekje babanë e tij 50 vjeçar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj për klankosova.tv ka dhënë detaje për rastin.

“Sot më datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55, një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit”.

“Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatesisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.