Si e mashtroi drenicaku një istogas për vizë sllovene, ia mori paratë, por u arrestua

Një qytetar nga Drenasi është arrestuar mesditën e djeshme me dyshimet për mashtrim. L.Hoti nga Drenasi e kishte mashtruar qytetarin nga Istogu, B.Arifaj duke i premtuar se do ia rregullojë vizën sllovene.

Për këtë shërbim, ai i kishte marrë shumë të konsiderueshme parash.

Pas mashtrimit, B.Arifaj nga fshati Myzhevinë e Istogut ka bashkëpunuar me Policinë e Kosovës të cilët e kanë arrestuar L.Hotin në Drenas.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia.

“Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT