Si e formoi Adem Jashari njësitin e fëmijëve të UÇK’së?

Kushëriri i Adem Jasharit, Esati, ka shpalosur detaje e ndodhi para sulmit në lagjen e Jasharëve.

Por, kjo nuk ishte pengesë për Esat Jasharin nga Prekazi, t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ani pse vetëm 15-vjeçar, ai e gjeti vetën në një njësit goxha të veçantë.

Ishte vet ideja e komandantit legjendar, Adem Jasharit, i cili bëri bashkë fëmijët e fshatit, të cilët më pas do t’i kryenin të gjitha punët ku nuk arrinte dora e ushtarëve. Por, sulmit të 5 marsit në lagjen e Jasharëve, i prinë shumë ngjarje. E disa nga to, edhe të çuditshme.

Një tillë ishte ajo e 2 marsit, kur forcat serbe, mblodhën të gjithë qentë e Prekazit, e më pas i kryqëzuan në hyrje të fshatit.Ndërkohë, një ditë para sulmit, edhe këta djem të rinj, ranë në sytë e forcave serbe. Kushëriri i Adem Jasharit — Esati, që përdorimin e armëve e mësoi nga vet Adem Jashari, kujton 4 marsin, kur në këtë vend, u sulmuan me snajper nga ushtria serbe, e cila po grumbullohej në fabrikën e municionit në Prekaz.

Menjëherë pas sulmit, strehim gjetën në shtëpinë e Hamit e Sala Jasharit. Sipas tij, ishte pikërisht Sala Jashari, ajo që e detyroi më forcë të largohej, largim ky që Esati nuk e deshi, por që më pas do t’ia shpëtonte jetën.

Ndërkohë një ditë pas kësaj, me 5 mars, forcat serbe erdhën ta përfundojnë, atë që nuk arritën ta bënin në dy tentimet e para. Nga ky mal, mijëra ushtarë e paramilitarë serbë, tinëzisht zbriten drejt lagjes së Jasharëve.

Por, para se të arrinin në dyert e Ademit e Hamzës, hasën në rezistencën e Smajl Jasharit, i cili mëngjesin e asaj të enjte të 98-tës, po bënte roje.

Esati, që pasi u largua me forcë nga Sala e Hamiti, luftimet treditore i ndoqi nga larg.

Ky tregon se si e gjeti shtëpinë, kur u kthye pas luftimeve.

E pas kësaj, ushtria serbe në luftimet e njohura të 5, 6 dhe 7 marsit në Prekaz, vranë pa mëshirë afër 60 anëtarë të familjes Jashari.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT