Si do të dukej “Dardani”, monedha kombëtare e Kosovës, dikush del me një propozim

Ideja që Kosova të ketë monedhën e saj kombëtare “Dardanin” ka qarkulluar gjithmonë.

Ka pasur edhe debat se a duhet apo jo të ekzistojë një monedhë e tillë.

Megjithatë, kompania Dardha Solutions ka vendosur që të provojë dizajnimin e kësaj monedhe, për të parë se si do të dukej ajo.

“Monedha kombëtare është një ide e kahmotshme e popullit tonë. Emri më i diskutuar për këtë monedhë ka qenë “Dardan”. Por, si do të dukej një kartëmonedhë Dardani? Dardha Solutions ka vendosur të provojë dizajnimin e saj, për t’jua dhënë një ide”, ka shkruar kjo kompani.

Në këto kartëmonedha janë përdorur figura të njohura kombëtare, si Adem Jashari, Nënë Tereza, Skënderbeu, Ibrahim Rugova, Ganimete Tërbeshi etj./Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com