Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, ka paralajmëruar se shumë shpejt kanë me  arrestu e ish kryeministrit të Kosovës dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se këtë gjë e ka paralajmëruar presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Shumë shpejt kanë me arrestu Binin. Qashtu osht puna. Kanë dëshmi që niher në një mbledhje të qeverisë ka hi pa e mshelë shlicin e pantollave dhe kanë poashtu dëshmi që në njërën nga protestat e mëdha kundër Zajednicës, e kanë inçizu Binin tu u pshurë në park të qytetit para se me ju bashku protestave.

Këtë sen e paralajmroi promë Presidenti Thaçi, në mënyrë të tërthort kur foli për incidentin me truprojat e tij, në emisionin Pressing të T7. Ndëgjojeni.

Qysh mendut ju? Me bo punën me shku në zgjedhje masnej Bini me u bo shumë i fortë edhe masnej me i qu kta para drejtësisë për korrupcionin endemik që e kanë prodhu qe 20 vite a? Jo, këtë nuk do ta lejojnë. Ose do ta lejojnë, por vetëm atëherë nëse zotohet VV-ja që kur të vie në pushtet do ta miratoj Ligjin për Amnesti i cili ligj do t’i falte të gjitha shkeljet që jonë bo prej qershorit 99 deri në ditën kur z. Kurti do të ribëhej Kryeministër (zotim i cili VV-ja, nëse do ta bënte, nuk do t’i merrte më shumë se 10% në zgjedhjet e ardhshme) apo vetëm atëherë nëse populli sivjet qohet krejt n’komë edhe e rrëzon qeverinë.

Përndryshe, n’zgjedhje kemi me shku, po jo pa e dëmtu VV-në deri në qat pikë sa që mos qenë më kërcënim dhe deri në qat pikë sa që mos me mujt me i fitu ma shumë se 20% votave në zgjedhjet e ardhshme. Dhe jo pa e siguru edhe ni mandat Presidenti Thaçi përmes qeverisë së tij Koti.

Sepse, kur osht puna te puna, tamon puna.