Gjatë ditës së sotme thuajse në të gjitha kyçjet e rrugëve kryesore të Skenderajt, por edhe në disa fshatra ka patur patrulla policore, shkruan Drenica Press.

Siç mëson Drenia Press, arsyeja kryesore e këtyre patrullave të shumta në Skenderaj, ishte vendimi për mbajtjën e maskave dhe rregullave tjera që janë vedosur mbi masat për ruajtjen nga infektimi me Covid 19. E si shkak i mosmbajtjes së maskës nga qytetarët, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë shumë dënime. /DRENICA PRESS/