‘Shumë njerëz do të vdesin’, gruaja që parashikoi koronavirusin në vitin 2008

Një parashikim i frikshëm mund të na paralizojë më shumë sesa koronavirusi.

“Rreth vitit 2020, mbase atë vit, do të shfaqet një sëmundje e frikshme, e cila do të manifestohet me pneumoni të fortë. Për shkak të pneumonisë së rëndë, njerëzit do të vdesin, madje disa edhe mund të kërkojnë të vdesin. Do të jetë vit i trishtë”, kështu pati thënë Silvia Braun në vitin 2008, transmeton portal arbresh.info

Kjo profeci e tmerrshme, por fatkeqësisht e vërtetë u paratha nga Sylvia Broën, një falltore që e përshkroi atë në vitin 2008 në librin “Fundi i gjithçkaje: Parashikimet dhe Profecitë e Fundit të botës”.

Edhe pse koronavirusi nuk shkaktohet drejtpërdrejt nga pneumonia, sigurisht që është një nga simptomat e pneumonisë, veçanërisht për raste më të rënda që përfundojnë në traktin respirator.

Në disa paragrafë, libri i Sylvia Broën shkruan për diçka që i ngjan pa dyshim një epidemie si koronavirus, por ajo është shumë më e shqetësuar për ato që shkruajti për të më vonë në fragment.

“Fillimi i sëmundjes do të jetë më i fortë se vazhdimi, por papritmas do të zhduket ashtu si u shfaq. Do të na sulmojë përsëri 10 vjet më vonë dhe pastaj do të zhduket plotësisht “, ka shkruar ajo, e cila ndërroi jetë në vitin 2013.

Ajo ka parashikuar me saktësi edhe disa tërmete të fuqishme dhe zgjimin e disa vullkaneve në shekullin XXI.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com