Shumë fshatra të Drenasit, në mungesë të ujësjellësit, ujin e pijshëm ende e sigurojnë nga puset

Nga një burim uji, banorët e fshatit Baicë të Komunës së Drenasit, furnizohen me ujë të pijes. Ata thonë se janë lodhur me këtë gjë që nga paslufta dhe shtuan që edhe shumë fshatra përreth ballafaqohen me të njëjtin problem, raporton KTV.

Banorët thonë se fshati ka ujë mjaftueshëm, megjithatë komuna po neglizhon kërkesat e tyre.

Sipas opozitës, ky problem është dashur që të zgjidhet shumë kohë më parë, por Komuna preferon të investojë në asfaltim të rrugëve.

Për këtë, zyrtarë të komunës kanë thënë se është planifikuar për këtë vit shuma prej 130 mijë eurosh për shtrirjen e ujësjellësit në ato vendbanime që nuk kanë rrjetin e ujësjellësit, duke përfshirë edhe fshatin Baicë.

Por nuk janë vetëm këto fshatra që kanë probleme me ujë të pijes.

Shumë prej tyre kanë mbetur pa ujë shkaku i punimeve gjysmake që ka bërë kompania e cila ka qenë e kontraktuar për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në më shumë se 20 vendbanime.

Ky projekt ka rifilluar së realizuari në fund të vitit 2019, pasi që Prokuroria kishte konfirmuar se punimet mund të vazhdojnë.

Por, kompania është nën hetime nga Prokuroria, për mosrealizimin e projektit sipas kontratës së nënshkruar me Komunën.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT