Ka më shumë se tri ditë që një shtyllë elektrike po përbën rrezik për banorët e fshatit Terstenik të Drenasit, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, kjo shtyllë elektrike është goditur nga një makinë, ndërkaq deri më tani ekipet e KEDS-it nuk kanë bërë asnjë lëvizje për të rregulluar shtyllën elektrike.

Nga pamjet e siguruara nga Drenica Press, shihet që kjo shtyllë mbahet vetëm nga kabllot përçuese. Shtylla elektrike gjendet pranë rrugës dhe po përbën një rrezik të madh për përsonat që kalojnë rrugës së fshatit, pranë kësaj shtylle./DRENICA PRESS/