Shtyhet vendimi për ‘xhihadistët’, kërkesa në gjyq: Duam të falemi

Një kërkesë e 9 të akuzuarve për xhihadizëm, të cilët i kërkuan trupit gjykues të falen, ka bërë që seanca e sotme gjyqësore ndaj tyre të shtyhet.

Të gjendur përballë kësaj kërkesë, trupi gjykues ka tërhequr vendimin për një moment tjetër. Mësohet se rreth orës 14:15 të pandehurit u shoqëruan për të kryer faljen.

Procesi gjyqësor ndaj nëntë të pandehurve, mes tyre dy imamët e vetëshpallur, Genci Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa, prej disa kohësh po tentohet me çdo kusht të zvarritet nga ana e tyre, për arsye që nuk dihen. Kjo bie në sy, pasi përdorin të njëjtat metoda të përdorura në procese të tjera gjyqësore, ku të pandehur për krime tejet të rënda shtynin seancat duke braktisur sallën e gjyqit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT