Shtrenjtohen biletat e autobusëve në linjat e Skenderajt, shkaku i rritjes së çmimit të naftit

Rritja e çmimit të naftit në nivel Kosove dhe atë botëror, ka prekur xhepin e çdo qytetari. Si pasojë rritjes së çmimit të naftës, biletat e autobusëve në linjat e Skenderajt kanë shënuar rritje. Madje në disa linja që lidhin qytetin me fshatra janë ndërprerë, si pasojë e numrit të vogël të udhëtarëve dhe rritjes së çmimit të naftës, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, më të prekurit nga kjo rritje e cmimeve të biletave janë nxënesit, të cilët udhëtojnë çdo ditë për të ndjekur mësimet në shkolla të mesme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT