Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur, pritet të arrijë deri 2 euro për një litër naftë

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdoditë nga 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro, por naftëtarët paralajmërojnë se një litër naftë do të arrijë në 2 euro.

Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet sot kanë mbërri deri në 1 euro e 61 centë.

Berjani paralajmëron se me këtë trend të ngritjes së vazhdueshme, çmimet pritet të arrijnë deri në 2 euro për një litër naftë.

Berjani ka konfirmuar për KosovaPress, se kanë arritur një marrëveshje me Qeverinë për rishikimin e vendimit të marzhës tregtare për naftëtarët. Sipas tij, nga 6 është rritur në 8 përqind marzha më e lartë tregtare e çmimit të shitjes.

“Sot çmimet derivateve në tregun e Kosovës sillen prej 1.55 deri në 1 euro 61 centë. Ndërsa, çmimet e furnizimeve sot janë 1.56 centë…Këto janë çmime ekstreme, lufta e ka bërë të veten, çmimet janë enorme të shtrenta dhe janë duke u shtrenjtuar në çdo moment…Sa i përket çmimeve se a do të shkon deri në 2 euro për një litër naftë, trendi është duke treguar se do të rriten çmimet dhe do të arrijnë 2 euro, në Shqipëri veç ka mbërri 2.20, kështu që kjo pritet të jetë edhe në Kosovë”, thekson ai për KosovaPress.

Sipas Berjanit, te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare nga 6 në deri në 8 përqind të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare prej 4 në 2 përqind të shitjes.

“Vendimi i qeverisë duhet të respektohet, ne kemi kërkuar të rishikohet ai vendim për marzhën tregtare, 4 përqind për importuesit dhe 6 përqind për pikat me pakicë. Tash është bërë 2 përqind për importuesit, 8 përqind për pikat e karburanteve… Gjithqysh do të respektohet ky vendim edhe pse janë të dëmtuar sektori i naftës nuk mund të mbulohen naftëtarët për shkak të obligimeve dhe pagave për punëtorë, por vendimi i qeverisë duhet të respektohet”, u shpreh ai.

Pushtimi ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme për miell, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht

- Advertisement -

MË TË FUNDIT