Sot Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit Ç.Z., 1977, pasi dyshohej që dje gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar.

IndeksOnline mëson se gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë më gas, një karikator dhe 13 fishek.

I dyshuari është arrestuar ndërsa pas intervistimit nga njësia e hetimeve, në konsultim me Prokurorin kujdestar të shtetit ai është liruar.Rasti nën hetime.