Shtimi i rasteve me COVID-19, reagon Mozzik: Në Kosovë edhe kafiqat janë kthy në klube!

Rastet e reja me Covid-19 janë bërë shqetësim së fundi në vendin tonë si pasojë e rritjes.

Shtimi i rasteve ka bërë që të reagojë rep-artisti i njohur Mozzik (emri i vërtetë) Gramoz Aliu përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ndër tjera, ai ka shkruar se në shumë vende të botës po mbyllen lokalet ndërsa në Kosovë po ndodh e kundërta.

Duke vizituar disa shtete të ndryshme, Mozzik shton se askund nuk ka parë si në Kosovë.

Postimi i plotë:

Mbrenda 2 muajve me ra te kaloj diku 7/8 Shtete ne bote . Me besoni qe sikur Kosova qe është e hapur për momentin nuk ka kurrkund hic neper bote !! Tash nuk po e di a e kemi na n’Ks mire a kta jashte gabim ? Nuk jam kundër as nje gjeje , thjeshte me çuditi pak situata se sa e mbyllur eshte Gjermania / Zvicra / Austria / Italia etj , e ne Kosove qdo gje po funksionon pos klubeve po qe kafiqat jan kthyer ne dimensione klubi e ku qdo vend pothuajse është i mbushur me njerëz ( taman qysh i ka hije ) Nuk e di po shpresoj qe e kena mire m’bohet qefi! Paçi shëndet!

Ndryshe, Mozzik bashkë me partneren e tij Loredanën javën e kaluar janë rikthyer nga Dubai./Lajmi.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT