Shtime: Gjinden dy mjete të pashpërthyera

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Petrovë i Shtimës ka raportuar në polici që ka gjetur dy mjete të pashpërthyera në pronën e tij.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se në pronën e tij kishte gjetur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT