Shteti paguan mbi 100 mijë euro pensione për persona të vdekur

Shteti i Kosovës ka paguar mbi 115 mijë euro pensione për persona të vdekur. Këto të dhëna janë bërë publike nga Zyra e Auditimit në raportin për vitin 2016.

Sipas këtij institucioni, gjithsej 1,148 pagesa janë bërë gjatë vitit 2016.

“Vlen të theksohet se kishte raste kur pensionet ishin paguar deri në 12 muaj pas vdekjes së përfituesve”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditimit.

Megjithatë, sipas auditorëve, “ekziston një përmirësim i dukshëm në menaxhimin e skemave pensionale në raport me vitin e kaluar (në vitin 2015, pagesat për pensionet e paguara pas vdekjes ishin 801,723)”.

“Ministri duhet të sigurojë se janë përforcuar edhe më tutje kontrollet e brendshme, për të siguruar pastrimin e listave, duke bërë krahasimin sistematik të regjistrave me regjistrin civil, në baza mujore, para se të bëhet kompensimi i pensioneve. Po ashtu, duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për kthimin e pensioneve të dhëna pa bazë”, rekomandon Zyra e Auditimit. /Insajderi.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT