“Shteti merr para për të vdekurit nga COVID-19”, reagon IKShP’ja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të mos i besojnë thashethemet se “s’ka virus” dhe se “Shteti merr para për të vdekurit nga COVID-19”, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë thirrje që të merren parasysh vetëm informatat që vijnë nga profesionistët shëndetësorë.

“Nga thash e thënie “S’ka virus” të gënjeshtra “Shteti merr para për të vdekurit nga COVID-19″. Mos u besoni lajmeve të rreme!”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

- Advertisement -

MË TË FUNDIT