Shteti më i madh islamik qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka folur sot në Xhakartë me kryetarin e Indonezisë, Joko Widodo, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për qëndrimet për Kosovën.

Nikoliq ka falënderuar homologun e tij indonezian për gatishmërinë për bashkëpunim.

Ai gjithashtu është shprehur mirënjohes nga shteti më i madh islamik në botë që nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës

“Jemi falënderuar që Indonezia, si shteti më i madh islamik, respekton tërësinë tonë territoriale dhe sovranitetin dhe për atë që nuk e ka njohur Kosovën”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, presidenti indonezian Widodo ka thënë se nuk do ta njoh Kosovën, duke aluduar në atë se shteti do të respektojë të drejtat ndërkombëtare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT