“Shtëpia e Bardhë gënjeu për vrasjen e Bin Ladenit”

Gazetari dhe fituesi i çmimit prestigjiozë Pulitzer, Seymour Hersh, hodhi një teori intriguese në lidhje me atë që ai i quan gënjeshtrat e qeverisë amerikane mbi detajet e vrasjes së ish-udhëheqësit të organizatës terroriste dhe liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden.

Hersh, pretendimet e tij i ka publikuar në faqen e internetit të portalit, London Review of Books dhe ai pohon se Bin Ladeni në vitin 2011 në kohën e vrasjes nuk ishte në arrati, por që, nga viti 2006 ka qenë i burgosur i shërbimeve të inteligjencës pakistaneze. Thuhet se një oficer i zbulimit pakistanez për 25 milionë dollarë zbuloi vendndodhjen e Bin Ladenit, shërbimit inteligjent amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shtëpia e Bardhë pohon se vrasja e Bin Ladenit ishte kryesisht një operacion i fshehtë amerikan dhe se për këtë nuk ishin të paralajmëruar ushtria pakistaneze dhe inteligjenca e ISIL-it, e cila nuk është e vërtetë”, thotë Hersh.

Gazetari i shquar Hersh argumenton se as deklarata e agjentit të pensionuar të inteligjencës amerikane në lidhje me vrasjen e Bin Laden gjatë konfliktit nuk janë të sakta, si dhe deklaratat se Bin Laden duhej të sillej i gjallë. Ai shton se forcat pakistaneze u tërhoqën nga vendi para ardhjes së forcave speciale amerikane, të cilët e vranë.

Duke iu referuar një seri gënjeshtrash të qeverisë amerikane siç pretendon ai për këtë çështje, Hersh pretendon se trupi i Bin Ladenit nuk është hedhur në det, por qesja me mbetjet e tij mortore është hedhur nga helikopteri në rajonin malor Hindikush të Afganistanit.

Hersh pohon se qeveria e SHBA-së, me gënjeshtra është përpjekur të mashtrojë publikun se kjo ishte një ngjarje me interes kombëtar dhe për të fituar mbështetje përpara zgjedhjeve.

Gazetari amerikan u bë i famshëm për opinionin botëror për ekspozimin e krimeve të ushtrisë amerikane në fshatin Vietnamez të Mai Lai, në të cilin në vitin 1969 u vranë më shumë se 500 fshatarë. Ai publikoi se si qeveria e SHBA-së u përpoq për të mbuluar këtë krim dhe në vitin 1970 mori çmimin më prestigjioz të gazetarisë Pulitzer.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT