Shtatë ish-deputetët e PDK’së që nuk u bënë sërish deputetë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në legjislaturën e tetë të Kuvendit do të ketë gjithsej 19 deputetë, shkruan Gazeta Express.

Sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ’ja, shtatë ish-deputetë të PDK-së që ishin kandidatë në këto zgjedhje nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për të qenë sërish deputetë.

Në mesin e këtyre janë: Evgjeni Thaçi-Dragusha, Gazmend Bytyci, Kujtim Gashi, Sejdi Hoxha, Valdete Idrizi, Besa Ismaili, Bajrush Xhemaili.

PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 148 mijë e 296 vota apo 16.90%.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT