Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se në Kosovë nuk ka fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19, siç është raportuar e deklaruar nga zyrtarë publikë ditëve të fundit.

Njoftimi i SHSKUK-së thekson se raportimet bëhen sipas procedurave të përcaktuara.

“Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet”, thuhet në reagim që shton se të gjithë duhet të kursehen nga “deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panik dhe konfuzion në popullatë”.