ShSKUK: Katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 64 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së 33 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe katër në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu në Spitalin e Gjakovës janë duke marrë trajtim 12 pacientë nga Shqipëria.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë