Përveç mungesës së barrierave anësore mbrojtëse në disa segmente, emisioni Uniko konstatoi edhe diçka të pazakontë: një qytetar që rrinte në anë të autostradës duke marrë rreze.

Eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit Uniko u shpreh i habitur kur pa këto pamje dhe tha se ai qytetar rrezikon jetën dhe është burim aksidenti.

Po ky person a është burim potencial për aksident?

Po ai nuk lejohet të qëndrojë fare atje. Ai nuk e ka idenë për çfarë rri… Unë s’e di çfarë bën ai aty

Pra një punonjës i policisë rrugore duhet ta largojë nga rruga.

Absolutisht po. Ky nuk e di për çfarë është aty, s’e marr vesh.

Po bën banjo dielli, por çështja është a është burim potencial për një aksident të mundshëm?

Po ky është burim. Për një arsye apo për një tjetër, drejtuesi i mjetit mund të humbasë kontrollin mbi mjetin dhe mund të krijojë rrezik potencial. Si mund ta humbasë drejtuesi i mjetit? E humbet, e zë gjumi. Dhe nuk e kupton fare në qoftë se nuk je shofer me eksperiencë që mund të të zërë gjumi. Prandaj mund të shkojë te ky person dhe ai mirë se i krijon vetes probleme shëndetësore, por duhet të përgjigjet edhe për zotërinë i cili qëndron në mënyrë komplet të parregullt.