Shqiptari nga Kosova vrau të dashurin e ish-gruas së tij në Belgjikë – mediat sjellin detajet e horrorit që ndodhi para syve të fëmijëve

Të hënën pasdite, një burrë vdiq pasi u godit me thikë në mes të ditës në rrethin Antwerp të Deurne, konfirmoi policia e Antwerpit – Belgjikë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, viktima u godit me thikë rreth orës 3:40 pasdite në Waterbaan në Deurne, afër një shkolle fillore, sipas zëdhënësit të policisë së Antwerp, Wouter Bruyns.

“Viktima u godit me thikë disa herë dhe vdiq në vend”, ka thënë ai për mediat lokale. “Autori i krimit u largua menjëherë”.

Sidoqoftë, policia ishte në gjendje të arrestonte një të dyshuar pak më tutje, shkruan brusselstimes.

I dyshuari Betim A. (48) u arrestua menjëherë

“Disa njerëz panë se si ndodhi ngjarja. Tani po përpiqemi të zbulojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur duke intervistuar dëshmitarë. Viktima është një burrë 52 vjeç. I dyshuari është 48 vjeç”, ka thënë më tej Bruyns.

Ndërkohë, një medium tjetër ka shkruar se autori ishte i veshur me një kostum.

Sipas mediumit në fjalë, Betim A. (48) – me prejardhje nga Kosova – ka goditur me thikë njerkun e tyre Ismet Osmanaj (52) – i cili erdhi për t’i marrë atje fëmijët – në shkollën e dy fëmijëve të tij.

“Kur burri u shtri në tokë dhe fëmijët bërtisnin nga paniku, autori u largua me një gjendje shpirtërore vdekjeprurëse. Arma e vrasjes gjendej ende në dorën e tij të përgjakur”.

“Babai godet me thikë ishin e gruas së tij, para fëmijëve të tij: Ai u largua në heshtje. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, thuhet në titullin e mediumit në fjalë. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT