Shqiptari i minierës së magnezit mund të bëhet njeriu më i pasur në botë

Miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i njohur për biznesin e mineraleve që kapin shifrat prej 3 trilionë dollarësh, është kthyer në vendlindjen e tij për të kaluar pushimet me gruan, Albana Muja.

Një nga rezervat minerale magnezium më të mëdha në botë është zbuluar në Tropojë, kjo minierë ka filluar prodhimin më të madh të magnezit, në vitin 2014.

President shqiptar i Mineraleve dhe CEO Sahit Muja ka thënë se: ”Ne kemi një leje të përjetshëm për të nxjerr magnezin në Tropojë. Rezervat e provuara gjeologjikisht janë 500 milionë ton mineral magnezi.

Sipas mediave amerikano dhe shqiptare, Muja ka një pasuri të jashtëzakonshme me biznesin e mineraleve.

Japonia, synon të provojë se Cikli Energjisë revolucionar nga Magnezi mund të bejë boten të lirë një ditë nga varësia në lëndët djegëse fosile.

Magnezi, mund të japë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT